Ahmeti: I kufizuam sheshet sepse nuk është koha për shëtitje tash

  • 06 April 2020 - 11:28
Ahmeti: I kufizuam sheshet sepse nuk është koha për shëtitje tash

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi nëpër sheshet e qytetit

Ahmeti ka shkruar në Facebook se pasi nuk po respektohet thirrjet për të qëndruar në shtëpi, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendimin të ndalhohet qarkullimi nëpër sheshet e kryeqytetit.

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm kanë vdekur dy persona të cilët kanë të prekur me virusin COVID-19, duke çuar në 3 numrin e të vdekurve.

E numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 145, ndërsa deri më tani janë shëruar 23.

(Kosova Sot Online )