Vitia ngushëllon familjarët e dy të vdekurve nga Covid 19, ka edhe një apel
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy personave që kanë vdekur sot nga koronavirus.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia u ka bërë apel qytetarëve që të mos dalin përve nëse e kanë të domosdoshme.
“Ju e dini që nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjenës. Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin public”, ka shkruar Vitia.
(Kosova Sot Online)