Prenotoi gjithë hotelin luksoz për tu karantinuar me 20 gratë e haremit të tij, mbreti i jep fund izolmit dhe udhëton drejt shtetit të tij. Zbulohet arsyeja

  • 11 April 2020 - 15:31
Prenotoi gjithë hotelin luksoz për tu karantinuar me 20 gratë e haremit të tij, mbreti i jep fund izolmit dhe udhëton drejt shtetit të tij. Zbulohet arsyeja

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn i ka dhënë fund izolimit të tij dhe u kthye në shtëpi për një festival pasi prenotoi një hotel të tërë luksoz gjerman për të dhe haremin e tij prej 20 grash.

Monarku 67 vjeçar raportohet se u largua nga hoteli 4 yje në Bavari mbrëmjen e së shtunës, në mënyrë që të mund të marrë pjesë në Festivalin Chakri në Bangkok i cili fillon të hënën.

Festivali përkujton vendosjen e dinastisë mbretërore, ndaj ishte një event që nuk mund të humbej nga sundimtari i diskutueshëm.

Sipas një plani të realizuar nga pallati i tij, mbreti u largua nga Grand Hotel Sonnenbichl në mes të natës dhe u nis për në aeroportin e Mynihut, raporton BILD.

Ai fluturoi në Zyrih ku u takua me gruan e tij, Suthida, 41 vjeç, e cila po qëndronte në Zvicër.

Më pas të dy udhëtuan drejt Bangkok.

(Kosova Sot Online)