Lajçak bisedon me Kurtin në telefon, i thotë se po analizon marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës dhe Serbisë

  • 17 April 2020 - 21:36
Lajçak bisedon me Kurtin në telefon, i thotë se po analizon marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës dhe Serbisë

Sot pasdite Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pati një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajëák. 

Fillimisht Kurti e informoi Lajëák për situatën me sëmundjen COVID-19 në Republikën e Kosovës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, e të cilat po respektohen maksimalisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Lajëák e informoi Kurti se ai aktualisht është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës aktualisht është e fokusuar në luftën kundër COVID- 19, në të cilën luftë tani duhet të jenë bashkë të gjitha partitë politike pozitare e opozitare në Kosovë. Po ashtu, Kurti kërkoi nga z. Lajëák që ndërkohë ta bindë palën serbe që ta braktisë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe të Serbisë

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të jenë në kontakt permanent dhe që, sapo të tejkalohet situata me COVID-19, ta nisin dialogun Kosovë-Serbi. 

(Kosova Sot Online)