Mustafa tregon pse nuk e ftoi Vjosa Osmanin në mbledhjen e sotme
Pas mbledhjes me nënkryetarët e partisë, kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se nuk e ka ftuar Vjosa Osmanin në takim, sepse tashmë e di qëndrimin e saj për zhvillimet e fundit.
“Jo zonjën Osmani nuk po e përjashtojmë sepse e ka dhënë mendimin e saj në mënyrë publike. Mu më ka interesuar mendimi i të tjerëve. Vërtetë, ajo e ka përjashtuar vetën sepse e ka dhënë mendimin e saj kundër mocionit dhe kundër koalicionit. Prandaj kam qenë i interesuar t’i dëgjoj të tjerët”, tha Mustafa.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila është nënkryetare në LDK, sot para mediave tha se nuk e ka pasur asnjë informatë që Mustafa ka thirrur në takim nënkryetarët e partisë dhe se ajo nuk është ftuar në këtë mbledhje.
(Kosova Sot Online)