Shpërthen analisti: Po vriten shpresat e qytetarëve, politikën kosovare e sundojnë hajnat dhe matrapazët

  • 21 April 2020 - 16:28
Shpërthen analisti: Po vriten shpresat e qytetarëve, politikën kosovare  e sundojnë hajnat dhe matrapazët

“Mocioni për rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie e inicioi LDK, duke u bërë bashke me partitë e PAN-it. Qeveria u rrëzua në kohë pandemie. Në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë. Por çudia shqiptare nuk ka fund. Kishte arsye pse u rrezua kjo qeveri. U rrezua sepse hajnave filloi t'u këputen rrënjët e krimit dhe korrupsionit. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ishte ndër shkaqet kryesore. Me rrëzimin e kësaj qeverie u vra shpresa që ky vend do të dal nga errësira prej dy dekadash. Tash LDK dhe PAN-i po duan ta formojnë një qeveri duke shkelur Kushtetutën, në bashkëpunim me skenaristin dhe regjisorin e tyre presidentin Thaçi. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë kjo gjë do ta vriste këtë popull, sepse në pushtet po kthehen hajnat qe e shkatërruan këtë shtet”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Më shumë se dy dekada në pluralizëm politik, dhe në procesin e shtet ndërtimit të ri të Kosovës, sipas analistëve, për qytetarët e Kosovës po mbetet mision i pa mundur largimi i matrapazëve të sofistikuar nga skena politike dhe vendosja e një demokracie të mirëfilltë politike që prioritet e ka zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e përgjithshme qytetare. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit, këtë sfidë serioze e dëshmuan edhe zgjedhjet e vitit të kaluar, 6 tetorit, se në politikën kosovare ka lëshuar rrënjë të thela shtresa e rrjeteve kriminale dhe para politikës e cila është e fortifikuar kundër reformave, kundër dhënies së hapësirës për brezin e politikanëve të ri, e gatshme për ti petritë lidhjet e bashkëpunimit kriminal në kapjen e shtetit, pavarësisht dallimeve politike që kanë mes tyre. Krasniqi thekson se Zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar ishin rasti i ideal për kthimin e shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive përmes votës së lire, shpresë kjo që u manifestua tek pritja e lidhjes së e koalicionit pas zgjedhor LVV-LDK dhe formimit të Qeverisë së re por prishja e këtij koalicioni shënon fundin më të keq të iluzioneve për ndryshim sepse ai koalicion nuk funksionoi.

Image
Faik Krasniqi

“Më 6 tetor 2019 qytetaret e Kosovës votuan per ndryshimin. Votuan për partitë e opozitës LVV-LDK, dhe kundër partive të PAN-it. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, katër muaj zgjati krijimi i qeverisë. Me që LVV kishte vija të kuqe për partitë e PAN-it, LDK e shantazhonte vazhdimisht me kushte absurde. Në njëfarë mënyre këto kushte ishin vetëm pretekst për të mos lidhur koalicion me LVV-në, sepse dëshira e saj ishte dhe mbetet partitë e PAN-it që ka bashkë qeverisur gjithmonë. Sikur LDK do të dilte fituese e këtyre zgjedhjeve, ajo menjëherë do të bënte qeverinë me partitë e PAN-it. Por LVV ishte ajo që i fitoi zgjedhjet”, thotë analisti Krasniqi për Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Faik Krasniqit, dështimi i Qeverisë së shpresës, sikur e quajtën LVV dhe LDK, erdhi si pasojë e injorimit të strukturave të reja në LDK, atyre që siguruan vota në zgjedhje, nga segment të strukturës drejtuese ,e të kaluar të sistemit të ish komunizmit, që po e ruajnë akoma rolin vendimmarrës në këtë parti politike. “Pas katër muaj negociata më në fund u krijua qeveria në mes të LVV-LDK. Vjosa Osmani edhe pse ishte kandidate për kryeministre dhe arriti rezultatin më të mirë të mundshëm për LDK, pas zgjedhjeve negociatat për krijimin e qeverisë i udhëhiqnin Mustafa, Veliu, Haziri dhe të tjerët që nuk e kishin asnjë votë. Pjesë e asaj qeverie u bë Agim Veliu, një këlysh tjetër i Thaçit brenda LDK-së. Edhe pse ishte pjesë e Qeverisë si ministër i punëve të brendshme, ishte kundërshtari më i madh i qeverisë që bënte pjesë. Sillej si kauboj në atë mënyrën që unë s'ja fus kryeministrit. Një gjë të tillë e tha edhe vetë”, thotë Krasniqi për Kosova Sot Online”.

Krasniqit thotë se bashkimi i LDK-s me partitë politike nga ish koalicion PAN për rrëzimin e Qeverisë Kurti, zbuloi të vërtetën e plotë të dhimbshme për gjendjen në LDK, sepse me këtë u dëshmua që politika Kosovare ka akoma punë për tu pastruar, reformuar dhe për të ju dhënë hapësirë strukturave të reja, ngase sundohet akoma nga matrapazët, rrjetet e krimit të organizuar. “Mocioni për rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie e inicioi LDK, duke u bërë bashke me partitë e PAN-it. Qeveria u rrëzua në kohë pandemie. Në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë. Por çudia shqiptare nuk ka fund. Kishte arsye pse u rrezua kjo qeveri. U rrezua sepse hajnave filloi t'u këputen rrënjët e krimit dhe korrupsionit. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ishte ndër shkaqet kryesore. Me rrëzimin e kësaj qeverie u vra shpresa që ky vend do të dal nga errësira prej dy dekadash. Tash LDK dhe PAN-i po duan ta formojnë një qeveri duke shkelur Kushtetutën, në bashkëpunim me skenaristin dhe regjisorin e tyre presidentin Thaçi. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë kjo gjë do ta vriste këtë popull, sepse në pushtet po kthehen hajnat qe e shkatërruan këtë shtet”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)