Ia doli pa përdorur respirator në kujdesin intensiv. Burri, tregon për herë të parë “sekretin” e tij

  • 24 April 2020 - 10:03
Ia doli pa përdorur respirator në kujdesin intensiv. Burri, tregon për herë të parë “sekretin” e tij

Një burrë që luftoi dhe doli fitimtar në betejën me koronavirusin në kujdesin intensiv ka zbuluar se si bërja e disa ushtrimeve të frymëmarrjes bëri që ai të mos kishte kishte nevojë për një respirator.

Rob Thomas, 59 vjeç, tani njihet me pseudonimin ‘mbreti i frymëmarrjes’ pas daljes nga spitali Royal Gloucestershire.

Ai doli të Dielën, dhe një video e tij që përqafonte gruan e tij të përlotur Viv është bërë virale në internet.

Duke folur sot në mediat britanike, ai shpjegoi se motra e tij, një infermiere, i kishte thënë që “të vazhdonte të merrte frymë thellë”.

Kjo ishte këshilla e parë që i dha pasi u shtrua për herë të parë në spital.

‘Unë i mora këto fjalë me vete. Në ICU, kjo është gjithçka që bëra. Nuk u ndala asnjëherë së ushtruari për frymëmarrjen. Ulesha dhe për minuta të tëra merrja frymë shumë thellë. Mjekët mendojnë se modeli i frymëmarrjes më shpëtoi nga respiratori dhe sëmundja”, tha ai.

Image

(Kosova Sot Online)