Turqi, arrin në 2.600 numri i të vdekurve nga COVID-19
Turqia konfirmoi sot 109 vdekje shtesë në lidhje me koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 2 600.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus u rrit në 104 912, pasi 3 122 më shumë njerëz u testuan pozitivë”, postoi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Deri më tani, gjithsej 21 737 pacientë janë shëruar nga virusi, nga të cilët 3 246 vetëm sot, treguan të dhënat e Ministrisë së shëndetësisë.
(Kosova Sot Online)