E thotë profesor Smaka: A do ti rikthen koalicioni LDK-AAK 8000 hektar tokë të humbur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi

  • 26 April 2020 - 07:35
E thotë profesor Smaka: A do ti rikthen koalicioni LDK-AAK 8000 hektar tokë të humbur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi

“Gënjeshtra publike se pas demarkacionit do të pasoj liberalizimi i vizave ishte bizar nga se liberalizimi ishte dhe është i kushtëzuar me nivelin e lartë të korrupsionit, të pasurimit ilegal, të krimit të organizuar në një anë dhe po të kishte ndodhur do të paraqiste shitjen e territorit për liberalizim të vizave, në anën tjetër. Tani më kur Marrëveshja për "demarkacion" është e ratifikuar, revidimi i saj, konvencionalisht është absurd edhe nga shkaku se Mali i Zi do të duhej të pranonte për të vërë revidim radikal të redelimitacionit kadastral nëpërmjet demarkimit të kufirit administrativ të vitit 1945. Në anën tjetër duhet pasur parasysh opozitën malazeze egërsisht të disponuar kundër idesë apo propozìmit të tille. Është bizare dhe paradoksale që jo pak funksionar politik e shtetëror, e të mos flasim për të tjerët, që theksojnë se është ratifikuar demarkacioni nga se demarkacioni nuk është kryer as deri sot e lërë më në vitin 2018.”, thotë Profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”

Image
Riza Smaka

Gjata takimit të parë në mes të kreut të LDK-së Isa Mustafa, dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj, për të arritur marrëveshjen e koalicionit Qeverisës pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, kërkesë e ish kryeministrit Haradinaj ka qenë që në programin qeverisës të këtij koalicioni, përsëri të futet çështja e korrigjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, në marrëveshje e cila është votuar duke humbur Kosova 8000 hektar tokë gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj.

Ri aktualizimin e kësaj çështje tani më të përfunduar, të votuar nga parlamentet e të dyja shteteve. Profesori i së drejtës Riza Smaka e konsideron vetëm si mbulesë politike sa për opinionin publik, për konsum të përkohshëm kinse po veprohet diçka edhe në atë drejtim, pasi që gabimet e mëdha që janë bërë në ricaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë tepër të mëdha dhe të pa përmirësueshme, sido që të jenë bërë, me apo pa dijeninë e anëtarëve të komisionit përkatës. Prandaj, futja në programin Qeverisë të kësaj çështje nuk shihet ndryshe vetëm si një mashtrim tjetër skandaloz që mundohen të ja bëjnë qytetarit të Kosovës përgjegjësit kryesor për dëmin që ja shkaktuan vendit, si shpërblim të premtuar për liberalizimin e vizave, e që nuk ka ndodhur madje ai proces, për fajin e zyrtarëve të lartë politik të Kosovës të korruptuar e pasuruar në mënyrë të pa ligjshme.

“Së pari duhet theksuar se në datën 21 mars 2018, kur ka qenë ratifikuar Marrëveshja e datës 26 gusht 2015 për kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ka qenë bërë gabim i rëndë në demin e territorit të Kosovës për hiq më pak se mbi 8000 hektarë dhe se nuk ka qenë ratifikuar marrëveshja për demarkacion kufitar por për redelimitacion, që do të thotë për ricaktim të kufirit të caktuar në vitin 1945. Madje as redelimitacioni nuk ka qenë bërë në vend sipas kriterit historik, gjeografik, etnik, Uti Possidetis, por ka qenë bërë vetëm sipas kadastrit të mangët të viteve të tridhjeta kur as Kosova as Mali i Zi nuk kanë qenë entitete politike me identitete territoriale. Kufiri administrativ ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi: Çakorr- Hajle- Kullë i delimituar në vitin 1945 asnjëherë nuk ka qenë ndryshuar as kontestuar dhe nga viti 1991 nga "Arbitearian Commission 0f Peace Conference on SFRY" ka qenë njohur dhe promovuar në kufi ndër shtetëror bazik për demarkacion në terren”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Smaka thotë se ajo që është humbur nuk është provuar të kthehet dhe as që do të ndodhë sepse nga veprimi në veprim janë bërë gabime të cilat tani janë të pa korrigjueshme sepse është e pa mundur të bindet pala tjetër për rishikim të plotë të asaj që ka ndodhur në vitin 2018.

“Ish Komisioni për shënjimin e kufirit shtetëror, ka pasur autorizim dhe mandat për demarkacion të kufirit administrativ por kurrsesi jo për redelimitacion të atij kufiri të delimituar në vitin 1945. Edhe në Marrëveshjen për kufirin edhe në Deklaratën e presidentëve të Kosovës dhe të Malit të Zi kërkohet që brenda dy vitesh të bëhej demarkacioni i kufirit, jo administrativ : Çakorr-Hajle-Kullë por rreth 5 km brenda ati kufiri në demin e territorit të Kosovës për mbi 8000 hektarë! Së andejmi jo një por disa gënjeshtra publike, një kinse ka qenë bërë e ratifikuar demarkacioni, dy, kinse sipas Deklaratës së presidenteve të dy vendeve e datës 16.02.2018 "demarkacioni" do të " korrigjohet" nga se gjatë demarkacionit që duhet të pasoj linja kufitare mund të " korrigjohet" më së shumti deri në 500 metra por reciprokisht ashtu që nëse merren ta zëmë 50 hektarë nga Mali i Zi ,Kosova duhet t'ia kompensoj atij shteti pikërisht 50 hektarë në një segment kufitar tjetër sipas morfologjisë tokësore. Ashtu edhe gjatë "korrigjimit, të demarkacionit që nuk ka qenë bërë sot, Kosova në mënyrë konstante do të mbetej për 8000 hektarë e copëtuar, grimcuar, tkurrur e ngushtuar”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”. Premtimet se do të rishikohet ajo që është humbur, se do të rikthehet gjithçka në vendin e vetë, sipas profesorit Smaka, është një e pa vërtetë e madhe që po lansohet tani vetëm për konsum politik, sikur shumë premtime të tjera që bëhen dhe mbesin në harresë, sikur që mbeti në harresë dhe nuk u realizua as liberalizimi i vizave. “Gënjeshtra publike se pas demarkacionit do të pasoj liberalizimi i vizave ishte bizar nga se liberalizimi ishte dhe është i kushtëzuar me nivelin e lartë të korrupsionit, të pasurimit ilegal, të krimit të organizuar në një anë dhe po të kishte ndodhur do të paraqiste shitjen e territorit për liberalizim të vizave, në anën tjetër. Tani më kur Marrëveshja për " demarkacion" është e ratifikuar, revidimi i saj, konvencionalisht është absurd edhe nga shkaku se Mali i Zi do të duhej të pranonte për të vërë revidim radikal të redelimitacionit kadastral nëpërmjet demarkimit të kufirit administrativ të vitit 1945. Në anën tjetër duhet pasur parasysh opozitën malazeze egërsisht të disponuar kundër idesë apo propozìmit të tille. Është bizare dhe paradoksale që jo pak funksionar politik e shtetëror, e të mos flasim për të tjerët, që theksojnë se është ratifikuar demarkacioni nga se demarkacioni nuk është kryer as deri sot e lërë më në vitin 2018. Gabimi dhe dështimi i rëndë i pafalshëm ka qenë bërë në ratifikimin e "demarkacionit" i cili pos shkeljes së autorizimeve dhe të mandatit të ish Komisionit për Shënjimin e Kufirit me të cilin ka qenë shpërfillur edhe Rezoluta e Kuvendit të Republikës të Kosovës nr 21-1784 dt. 29.6.2015 me të cilën edhe ish Qeverisë edhe ish Komisionit në fjalë u ka qenë kërkuar explicite për të bërë demarkacionin e kufirit administrativ por jo redelimitacionim e kufirit të delimituar në vitin 1945”, thotë Profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)