"As për z.Jabllanoviq as për z.Pacolli nuk kam asnjë shkresë zyrare, as një njoftim, nuk jam në dijeni"

  • 30 April 2020 - 16:40

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga deputeti Behgjet  Pacolli për t’u kthyer në Kosovë.

Të njejtën deklaratë si për Pacollin, Vitia e ka pasur edhe për  Aleksandar Jabllanoviq.

Sipas Vitisë, me rastin e Pacollit ka pasur politizime të panevojshme.

“As për z.Jabllanoviq as për z.Pacolli nuk kam asnjë shkresë zyrare, as një njoftim, nuk jam në dijeni, kam parë politizime të pa nevojshëm sa i përket situatës së z.Pacolli, po unë ju garantoj se në MSH s’ka pasur asnjë kërkesë të vetme po as thirrje nga askush as nga z.Pacolli as bashkëpunëtorët e tij për të kërkuar leje ose dicka të ngjashme për të diskutuar se cilat janë masat”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)