Eksperti i sigurisë: Qeveria e koalicionit LDK-AAK- NISMA për pazare me Serbinë, në shërbim të strukturave të fshehta serbe

  • 30 April 2020 - 17:19
Eksperti i sigurisë: Qeveria e koalicionit LDK-AAK- NISMA për pazare me Serbinë, në shërbim të strukturave të fshehta serbe

“Një qeveri e tillë, do të ishte kurorëzim i punës gati njëzetvjeçare të strukturave të fshehta serbe në Kosovë, do të materializohej maksimalisht fuqizimi deri në kontroll të plotë i krimit të organizuar sepse në brendi të kësaj qeverie do të ishte edhe dora e drejtpërdrejtë e Serbisë për t'u siguruar se çdo gjë do të shkojw sipas planeve të tyre. Deklarata e Lutfi Hazirit se Kosova duhet dhënë diçka! Përveç fuqizimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, strukturat e fshehta serbe kanë punuar shumë, dhe atë krejt të pa penguar, kanë situr e kanë filtruar individët që të përfundoj në shkeljen poshtë të individëve bartës të devotshmërisë për Kosovën dhe ngritjen lart të lakmitarëve (llaskucave) që si të tillë në fund janë të devotshëm për Serbinë”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, njëherësh ekspert i fushës së sigurisë, Xhevat Meha vazhdon të ketë akoma rezerva për mundësin e krijimit të Qeverisë së re nga koalicioni LDK-AAK- NISMA me minoritetet, sepse sipas tij, do të ishte kjo një Qeveri e cila vetëm dëme do ti sillte vendit dhe asgjë të mirë për forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe për zhvillim. Për më tepë, sipas z. Meha, Qeveria e koalicionit LDK-AAK- NISMA do të ishte vetëm një qeveri për një konsum të përkohshëm deri në arritjen e kompromisit të dhimbshëm me Serbinë, të cilin tani flet hapur edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. E ditë më parë Lutfi Haziri ka thënë se në dialogun me Serbinë Kosova duhet të jetë diçka për të marr diçka nga Serbja, duke aluduar në pajtimin e Serbisë për ulësen e Kosovës në OKB. “Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mund të themi se po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100 për qind kërkesat tona. Pres që Serbia të jep miratimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, citohet të ketë thënë nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri. Me këtë qasje që ka partia e cila tani po i prin procesit për ta ndërtuar Qeverinë e re, edhe në kundërshtim me Kushtetutën Meha thotë se nuk pret që do të ja arrin, por nëse e arrin këtë, do të ishte skandal i llojit të pa parë për abuzim me ligjet dhe Kushtetutën.

Image
Xhevat Meha

“Së pari qeveri te re pa fituesin e votimeve nuk pres se do të ndodhë. Qeveri e re nuk mundë të ndërtohet pa fituesin, por nëse funksionalizohet do të paraqet përmbysje të sistemit kushtetues të Kosovës, e këtë pres se do të ndodhw. Për të shuar kureshtjen, po supozojmë se bëhet qeveria e përfolur me mandatarin e LDK-së. Kjo qeveri do të ishte krijuar nga një aleancë e përfaqësuesve të interesave të krimit me përfaqësuesit e interesave të Serbisë në institucionet e Kosovës. Kjo do të ishte diçka ideale për Serbinë, dream to come true, (ëndrra të bëhet realitet)”thotë Meha për “Kosova Sot Online”. Ai tregon edhe arsyen e tij pse mendon kështu.

“Një qeveri e tillë, do të ishte kurorëzim i punës gati njëzetvjeçare të strukturave të fshehta serbe në Kosovë, do të materializohej maksimalisht fuqizimi deri në kontroll të plotë i krimit të organizuar sepse në brendi të kësaj qeverie do të ishte edhe dora e drejtpërdrejtë e Serbisë për t'u siguruar se çdo gjë do të shkoj sipas planeve të tyre. Deklarata e Lutfi Hazirit se Kosova duhet dhënë diçka! Përveç fuqizimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, strukturat e fshehta serbe kanë punuar shumë, dhe atë krejt të pa penguar, kanë situr e kanë filtruar individët që të përfundoj në shkeljen poshtë të individëve bartës të devotshmërisë për Kosovën dhe ngritjen lartw të lakmitarëve (llaskucave) që si të tillë në fund janë të devotshëm për Serbinë”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti Meha thotë se madje do të jetë kjo Qeveri krejt e pa shpresë për ndonjë veprim pozitiv, pasi që njerëz të tillë, lak,qar, llaskuca, që mendojnë vetëm për interesat e tyre personale e jo për shtetin, janë mbledhur në të gjitha partitë politike pa dallim, që do e përbëjnë koalicionin qeverisës në krye me LDK-në. “Dhe kësi lloj veprimesh janë kryer në të gjitha partitë politike, dhe me të madhe edhe në LDK. Kjo ka bërë që tani është tepër e vështirë të gjesh ndonjë individ të devotshëm për Kosovën sepse janë të mbizotëruar nga individët e devotshëm për Serbinë. Kështu Lutë “drugëza” ka hapësirën për të fol në emër të LDK-së e në emër të Kosovës. “Drugëz” sepse endet sa andej sa këndej, kurrë nuk ndalet e kurrë dy herë të njëjtat qëndrime nuk i mbanë”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)