Macron: Është herët të flasim për pushime, nuk e kemi fituar betejën me Covid-19

  • 05 May 2020 - 20:16
 Macron: Është herët të flasim për pushime, nuk e kemi fituar betejën me Covid-19

Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar se është shumë herët që qytetarët të bëjnë plane për pushimet e verës.

”Ne nuk kemi fituar betejën kundër virusit. Përhapja është ngadalësuar dhe ne po hyjmë në një fazë të re. Megjithatë është shumë herët të flasim për pushime”, tha Macron.

Ai shtoi gjithashtu se do kufizohen të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, madje edhe gjatë pushimeve verore.

Deri më tani në Francë janë shënuar 25,201 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 169,462 të infektuar.

(Kosova Sot Online)