Kështu dukej kampi nazist për fëmijë, rikrijohet me ngjyra përmes teknologjisë

  • 09 May 2020 - 11:52
 Kështu dukej kampi nazist për fëmijë, rikrijohet me ngjyra përmes teknologjisë

Kampi i vetëm nazist për fëmijë është rikrijuar me pamje kompjuterike me ngjyra. Këtë punim e bënë hulumtuesit e Institutit Kombëtar Polak të Përkujtimit.

Qindra fëmijë ishin rrahur, keqtrajtuar dhe ishin lënë të vdisnin gjatë Luftës së Dytë Botërore në të ashtuquajturin Kamp Parandalues Policor i Sugirusë për të Rinjtë Polakë, i cili ndodhej në Lodz.

Krijimi i pamjeve me ngjyra përmes teknologjisë kompjuterike u mbështet në fotografitë origjinale bardhë e zi të kohës së luftës. Përkrahje këtij projekti i dhanë edhe dëshmitë në gjykata të dëshmitarëve dhe të të mbijetuarve të keqtrajtimit.

Kampi i koncentrimit për fëmijë ishte themeluar nga forcat “Schutzstaffel” (SS) të Hitlerit në qytetin Lodz të Polonisë, me urdhin e komandantit të SS-it, Heinrich Himler.

Ky ishte kampi i vetëm nazist për fëmijë në Evropën e pushtuar dhe ishte hapur më 11 dhjetor të vitit 1942, shkruan “Daily Mail”.

Rreth 20 mijë fëmijë polakë nga mosha 2 deri 16-vjeçare përjetuar dhunë të tmerrshme përderisa mbaheshin në kushte çnjerëzore.

Brenda një kohe të shkurtër, ky kamp famëkeq u bë i njohur si “Aushwitz-i i Vogël” për shkak të shkallës së lartë të vdekjeve.

(Kosova Sot Online)