Mbi 4.9 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, më shumë se 325 mijë të vdekur

  • 20 May 2020 - 23:23
 Mbi 4.9 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, më shumë se 325 mijë të vdekur

Më shumë se 4 943 050 raste infektimi dhe 325 232 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 827 200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 951 vdekje të reja dhe 94 820 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 404 Brazili me 1 179 dhe Britania e Madhe me 363.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 965 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 244 të shëruar. 5 raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 539 633 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 92 583 vdekje dhe 289 392 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 35 704 vdekje për 248 293 raste, Italia me 32 330 vdekje për 227 364 raste Franca me 28 132 vdekje për 181 575 raste dhe Spanja me 27 888 të vdekur për 232 555 raste.

Europa – 1 944 258 raste (169 674 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 619 714 raste (98 674 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 583 045 raste (32 422 viktima).

Azia – 387 127 raste (12 941 viktima).

Lindja e Mesme – 306 715 raste (8 420 viktima).

Afrika – 93 772  raste (2 973 viktima).

Oqeania – 8 426 raste (128 viktima)

(Kosova Sot Online)