Kroaci, dita e parë pa asnjë rast të ri me COVID-19
Kroacia regjstroi sot ditën e parë pa asnjë rast të ri me koronavorus që nga 9 marsi, njoftoi Autoriteti i Mbrojtjes Civile.
Më 25 shkurt u regjistrua rasti i parë me COVID-19.
Që atëherë, janë raportuar 2 243 raste dhe 99 viktima nga COVID-19.
Me vijën e saj të gjatë bregdetare të Adriatikut dhe shumë gjire dhe ishuj, Kroacia është destinacion i famshëm pushimesh verore, duke e bërë atë tepër të varur nga turizmi.
Hotelet dhe shtëpitë e pushimeve janë të përgatitur të presin përsëri turistë, por i frikësohen disi pandemisë.
Ekspertët do e konsiderojnë sukses të madh nëse industria arrin 50% të fitimeve të vitit të kaluar prej 10,5 miliardë eurosh.
(Kosova Sot Online)