Kush është 66 vjeçari që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë
Një person është gjetur sot pa shenja jete në Mitrovicë.
Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër Liqenit ku është evidentuar trupi i pajetë i një personi.
Viktima është 66 vjeçari, Shemsedin Miftari.
Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo dihet se dje familjarët e kishin lajmëruar të zhdukur.
(Kosova Sot Online)