Moti për 5 ditët e ardhshme

  • 30 maj 2020 - 08:06
Moti për 5 ditët e ardhshme

Mot i freskët, jostabil dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu mbetet deri nga mesi i javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave si dhe më shumë intervale me diell.

Datat:

30.05 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull.  Ditën kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë.

31.05 – Freskët, kryesisht vranët.  Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

1.06 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

2.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

3.06 – Kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare.  Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online )