Dolën që të protestojnë për vdekjen e George Floyd, protestuesit shkelen me veturë nga policia
Dy ditë pas vdekjes së George Floyd, personi me ngjyrë që u vra nga një polic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, protestuesit kanë filluar të marshojnë rrugët.
Por, rrevolta e tyre nëpër rrugët e SHBA-ve ka bërë që policët të futen në makina dhe të vozisin drejt tyre. Si rezultat i kësaj, forcat e rendit kanë goditur një person, i cili sipas Daily Mail ka pësuar dëmtime të rënda.
Videoja e ngarkuar nga tabloidi britanik tregon momentin kur makinat e policisë godasin të lënduarin në fjalë me një shpejtësi të madhe.
Më pas, sipas të njëjtit burim, në vendin e ngjarjes kishte ardhur policia dhe kishte sulmuar edhe një tjetër protestues.
George Floyd u vra nga një polic, pasi ky i fundit i kishte vendosur gjurin në fyt dhe ia kishte bllokuar frymëmarrjen për disa minuta me radhë. Kjo ka bërë që të rikthehet iniciativa ‘Black Live Matters’.
(Kosova Sot Online )