Koronavirusi në Kosovë: 1,110 të infektuar, 843 të shëruar dhe 30 viktima

  • 02 qershor 2020 - 07:13
Koronavirusi në Kosovë: 1,110 të infektuar, 843 të shëruar dhe 30 viktima

Numri i të infektuarve në Kosovë deri tani ka arritur në 1,110, derisa janë shëruar 843 persona, dhe janë konfirmuar 30 viktima.

Me 1 qershor zyrtarisht filloi faza e tretë e lehtësimit të masave, ku kafiteritë dhe bizneset e shumta rifilluan punën e tyre.

Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë me 20 qershor do rishikohet gjendja, dhe ndikimi i lehtësimit të masave që është krijuar deri tani.

Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prizreni me 135 raste, dhe me 67 të shëruar. Ndërsa menjëherë pas Prizrenit vie Ferizaji, Vushtrria dhe Prishtina.

Në Kosovë deri tani janë 237 raste aktive.


(Kosova Sot Online)