Flet profesor Burjani: Ky do të jetë fati i mandatit qeverisës të koalicionit LAN, përgatituni për zgjedhje vitin tjetër

  • 03 June 2020 - 13:05
Flet profesor Burjani: Ky do të jetë fati i mandatit qeverisës të koalicionit LAN, përgatituni për zgjedhje vitin tjetër

“Qeveria LDK -AAK dhe NISMA është kthim prapa në të kaluarën e njohur për qytetarët, punësim pa bazë , plaçkitja e buxhetit, njerëz në pushtet me të kaluar të veprave penale ndaj pasurive publike, dhe kjo do të jetë edhe një hije e keqe e së kaluarës. Pra do të ketë prapë një kahe si të deritashmen. Qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje të shpejta dhe ndryshime rrënjësore në qeverisjen e vendit”, thotë analisti politik Blerim Burjani, profesor universitar, ekspert i së drejtës.

Image

Profesori i së drejtës Blerim Burjani, njohës i afërt i të gjitha zhvillimeve politike dhe elektorale të këtyre dy dekadave në Kosovë, thotë se edhe me koalicionin LAN, Kosova nuk do ta ketë fatin që të përjeton ndryshimet pozitive në qeverisjen e vendit, por do ta ketë vetëm edhe një kthim mbrapa në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Burjani thekson se kjo Qeveri e drejtuat nga LDK, që pritet të votohet së shpejti, do të jetë tepër jetëshkurtër kështu që qytetarët duhet të përgatiten të dalin para kutive të votimit më së voni në prill të vitit që vjen dhe aty ta dëshmojnë seriozisht përcaktimin e tyre për ndryshime të thella.

“Qeveria LDK -AAK dhe NISMA është kthim prapa në të kaluarën e njohur për qytetarët, punësim pa bazë, plaçkitja e buxhetit, njerëz në pushtet me të kaluar të veprave penale ndaj pasurive publike, dhe kjo do të jetë edhe një hije e keqe e së kaluarës. Pra do të ketë prapë një kahe si të deritashmen. Qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje të shpejta dhe ndryshime rrënjësore në qeverisjen e vendit”, thotë analisti politik Blerim Burjani, profesor universitar, ekspert i së drejtës. Sipas Burjanit, për këtë mandat të shkurtër të qeverisjes, edhe edhe pushteti i VV-së nuk arriti të dëshmohet për qasjen serioze të ndryshimit të rrjedhave të qeverisjes së vendit në aspektin pozitiv, sepse ishte afat i shkurt vetme 51 ditësh, por që në disa segmente pati edhe elemente të dëmshme të qeverisjes me pronat publike dhe punësimin. “Në vend që VV-ja të hiqte bordet dhe privatizonte asetet publike që janë vend i plaçkës së parasë dhe pasurimit të pa bazë, ajo i forcoj ato madje luftoj për këtë në këto ndërmarrje për të futur njerëzit e vetë në borde dhe kjo e prishi plotësisht pamjen dhe pritjet e një pjese të qytetarëve. Tani më qytetarët duhet ta shikojnë të ardhmen më seriozisht përpara. Populli duhet të gjej një alternativë krejtësisht të re politike. Unë do të kisha inkurajuar që të themelohen parti nga klasa e biznesit dhe intelektualëve së bashku për të bërë ndryshimin. Nuk vijnë ndryshimet me këta njerëz nëse 80% mbizotërojnë në politikë ata që politikën e shfrytëzojnë për përmirësimin e jetës sociale si njerëz pa profesion dhe të pa punë dhe ende jo shumë të edukuar me shkollë dhe probleme të mëdha. LVV-ja duhet të reformohet dhe të ndryshon në mentalitetin që ka treguar deri më tani në qasjen ndaj zgjidhjes se problemeve imediate për qytetarin dhe shtetin. LVV-ja nëse e do besimin qytetar duhet të lirohet nga të çendnit Lëvizje anarkiste dhe jo parti politike, për shkak të mos dijes dhe jo eksperiencës totale në politikë”, thotë Blerim Burjani.

Sipas Burjanit, qytetarët duhet të përgatiten për ndryshime të shpejta dhe të thella në politikë, për të ndryshuar mentalitetin e qeverisjes së vendit, sepse është e pritshme që vitin tjetër të kemi zgjedhje, dhe me ato zgjedhje duhet të ndodhin ndryshimet e mëdha. “Vitin tjetër gjithsesi se do të ketë zgjedhje, edhe nëse themelohet një qeveri kalimtare aktuale e paralajmëruar dhe në ardhje e sipër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi, Pra tash është koha e përgatitjeve për zgjedhje. Partitë politike dhe liderët, secili prej tyre e din se çka i pret, andaj të gjithë tash i ka kapur nga pak paniku se çfarë do të ndodhë. Realisht Kosova do të duhej të kishte qeveri teknike e jo qeveri siç është duke punuar për tu ndërtuar. Pra kjo Qeveri shumë shpejtë do të zgjidhet por edhe zgjedhjet e reja nuk do të vonojnë, fundi i këtij viti apo diku në tremujorin e vitit që vjen, deri në prill të vitit 2021’, thotë Blerim Burjani.

(Kosova Sot Online)