Arben Gashi: Presidenti duhet të tërhiqet!

  • 03 qershor 2020 - 22:27
 Arben Gashi: Presidenti duhet të tërhiqet!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje.

‘’Presidenti duhet të tërhiqet!’’, ka thënë ai në Facebook.

‘’Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional. Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit!’’.

Gashi ka thënë se presidenti i ka përfunduar obligimet e tija kushtetuese me mandatimin e Avdullah Hotit si kreyministër dhe tani nuk duhet të flasë më për politikë.

‘’Presidenti ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton!’’

‘’Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik.’’, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)