Serbia i jepë fund kampanjës kundër pavarësisë së Kosovës

  • 04 June 2020 - 14:40
Serbia i jepë fund kampanjës kundër pavarësisë së Kosovës

Serbia është pajtuar që të ndalojë kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë ia kanë konfirmuar burime diplomatike në Bruksel.

Gjithashtu thuhet se autoritetet e Beogradit kanë dhënë pajtimin e tyre për krijimin e një atmosfere që do t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” ka konfirmuar një burim i lartë diplomatik në BE për rel.

Ndalja e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë një kërkesë e kamotshme e BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)