Nënkryetarja e VV’së: S’ka mundësi të llogaritet vota e deputetit që ka humbur mandatin

  • 05 qershor 2020 - 22:32
 Nënkryetarja e VV’së: S’ka mundësi të llogaritet vota e deputetit që ka humbur mandatin

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e re nuk mund të llogaritet.

Po ashtu, sipas saj, edhe Presidenti, në një shtet normal nuk do të mund të ishte shkaktar për formimin e saj.

“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit”.

“NUK KA MUNDËSI!”, është shprehur ajo përmes Facebook.

“Në një shtet normal nuk ka mundësi Presidenti të jetë kumbarë i një Qeverie”.

(Kosova Sot Online)