Kurti: Presidenti gjeti bashkëpunëtorë te LDK’ja, nuk kthehemi para 6 tetorit

  • 12 June 2020 - 18:49
 Kurti: Presidenti gjeti bashkëpunëtorë te LDK’ja, nuk kthehemi para 6 tetorit

Në tubimin e 15-vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj, Albin Kurti thotë se VV nuk kthehet më në periudhën para 6 tetorit, kur kjo parti fitoi zgjedhjet.

“Me 6 tetor ndryshoi politika, ndërsa me 3 shkurt ndryshoi qeverisja. Ne nuk kthehemi kurrë para 6 tetorit.

Ai thotë se qeverisjen e tij e ndalën atë që e kanë kapur shtetin.

“Qeverisja e mirë u ndërpre sepse ata që e kanë kapur shtetin nga të gjitha anët, u kapën bashkë kundër qeverisjes së mirë”, tha Kurti.

Ish-kryeministri e ka fajësuar LDK’në se braktisi qeverisjen, sipas tij, të mirë dhe u bë bashkë me Presidentin Hashim Thaçi.

“Ju ishit ni dëshmitarë kur presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara, u vërsul me gjykata dhe të gjitha mjetet kundër qeverisjes së mirë, natyrisht ai nuk i gjen bashkëpunëtorë te LVV’ja, por i gjeti te Lidhja Demokratike, udhëheqja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe qytetarët që i premtoi një qeveri të ndryshimit. Tani të gjithë janë bashkë në një qeveri koti, që kumbarë e ka presidentin e PDK’së”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)