Hoti i aprovon propozimet e Nismës për zëvendësministra
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka aprovuar emrat e propozuar nga partnerja e koalicionit, Nisma Socialdemokrate, për zëvendësministra në qeverinë e tij.
Hoti sot i ka emëruar zëvendësministra katër pjesëtarë të partisë së Fatmir Limajt, ka mësuar Express nga burimet e saj.
Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Bekim Brestovci zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Enver Hoti është bërë zëvendësministër i Bujqësisë, ndërkaq Valdete Bajrami është emëruar zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
(Kosova Sot Online)