Samiti i Parisit mbahet në mes të korrikut, aty pritet të takohen serish liderët e Kosovës e Serbisë
Me 27 qershor, delegacioni i Kosovës e ai i Serbisë do të takohen në Uashington. Pro, ky takim duket se nuk do të jetë i fundit gjatë verës i krerëve të Prishtinës e Beogradit.
Një përballje dy shtetet që mes vete ka një histori të gjatë konflikti pritet ta kenë në Paris.
Kryeqendra franceze prite të jetë nikoqir i një takimi tjetër në mes të muajit korrik.
Madje se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëtoj për në Parsi në këtë kohë, e ka konfirmuar këshilltari për media i shefit të qeverisë, Xhavit Beqiri.
Ndërkohë, për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi gjatë ditës ka folur edhe Josep Borrell.
Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, ka konfirmuar se Franca e Gjermania po punojnë që ti ulin palët në tavolinë.
Në Forumin e Brukselit për German Marshall Found, Borell deklaroi se për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë në garë me Amerikën.
E ata që përcjellin politikën e jashtme thonë se Franca e Gjermani kanë afatin e fundit për të treguar që BE e ka qëllim paqen në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Eminit angazhimi i ShBA dhe Grenell do të sjell me patjetër marrëveshjen finale të Kosovës e Serbisë.
Prishtina e Beogradi pas më shumë se dy vitesh ndales do t’i rikthehen dialogut, për herë të parë në Uashington.
(Kosova Sot Online)