Burrit nga Skënderaj ia grabisin kuletën me dokumente dhe 2 mijë euro

  • S.A /
  • 27 June 2020 - 08:38
Burrit nga Skënderaj ia grabisin kuletën me dokumente dhe 2 mijë euro

Një burrë nga Skënderaj ka raportuar në Polici se një person pasi e kishte goditur me grushte, ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dy mijë euro.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ishte goditur me grushte dhe pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën dhe ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dymijë (2000) €.Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj. Deri me tani nuk është identifikuar vend ndodhja e te dyshuarit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )