Si do të jetë moti në Kosovë të dielën? IHMK’ja jep detaje
E diela do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht të vranët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.
Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
(Kosova Sot Online)