Rreth 76 për qind e rusëve e mbështesin reformën që ia zgjat pushtetin Putinit

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 15:42
 Rreth 76 për qind e rusëve e mbështesin reformën që ia zgjat pushtetin Putinit

Sipas institutit shtetëror rus të sondazhe dhe sipas rezultateve të para të referendumit, 76 për qind e rusëve deri më tani kanë votuar për t’i përkrahur reformat që do t’ia mundësonin presidentit Vladimir Putin qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036.

Referendumi mbarëkombëtar për reformën kushtetuese filloi më 25 qershor dhe do të mbahet për shtatë ditë për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan “Reuters”.

Nëse miratohen, këto ndryshime do t’ia mundësonin Putinit pjesëmarrjen në garë për president përsëri pas skadimit të mandatit aktual më 2024.

Sipas pjesëmarrësve që kanë votuar deri më tani në referendum dhe të cilët pranuan të tregojnë se si kanë votuar, 76 për qind i kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese, ndërsa vetëm 23.6 për qind kanë votuar kundër tyre.

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 163,000 persona në 800 qendra votimi të 25 rajoneve të ndryshme në Rusi.

Vladimir Putin më parë ka shërbyer edhe si kryeministër në vitet 1999, 2000 dhe nga viti 2008 deri në vitin 2012. Si president ka shërbyer në disa mandate dhe është njëri nga liderët botërorë me kohën më të gjatë në pushtet në periudhën moderne.

(Kosova Sot Online)