Qeni kafshon për vdekje binjaket e sapolindura, nëna po bënte 'muhabet' në viber

  • A.P /
  • 02 July 2020 - 09:20
Qeni kafshon për vdekje binjaket e sapolindura, nëna po bënte 'muhabet' në viber

Dy binjake të sapolindura u kafshuan për vdekje nga qeni i shtëpisë, teksa mamaja e tyre ishte në dhomën tjetër duke biseduar me një fqinj.

Labradori xheloz për lindjen e binjakëve i sulmoi të sapolindurat dhe u shkaktoi vdekjen.

Mamaja e tyre nxitoi për në dhomë për të shpëtuar të bijat teksa dëgjonte të qarat e tyre, por ishte tepër vonë.

Ajo e tërhoqi qenin e dhunshëm larg binjakeve, por dëmi tashmë ishte bërë… 29-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kishin 9 vite që përpiqeshin të bënin fëmijë.

(Kosova Sot Online)