Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 08:28
Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e 867 mijë e 107 euro.

Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunat e Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaqanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit.

(Kosova Sot Online)