Limaj e kujton bashkëshorten e ndjerë: Ishe gjithmonë aty, në të mirë e në të keq
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Zarën.
Ai ka bërë të ditur se sot janë bërë 10 vjet që nga vdekja e saj.
“10 vjet u bën nga ndarja jote! Ishe gjithmonë aty, në të mirë e në të keq, në gëzim e hidhërim, bashkëshorte e bashkudhëtare në çdo hap të jetës e veprimtarisë tonë të përbashkët. Prehu në paqe Zarë! “, ka shkruar Limaj.
(Kosova Sot Online)