Kuvendi mban 1 minutë heshtje në përvjetorin e masakres së Srebrenicës
Deputeti Rasim Demiri në seancën e Kuvendit, ka propozuar një minut heshtje për viktimat e Masakrës së Srebrenicës.
Pas propozimit të deputetit Rasim Demiri, deputetët janë ngritur në këmbë për të nderuar viktimat me një minute heshtje.
Pas heshtjes 1 minutëshe, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë “Lavdi për të gjitha viktimat e shtetit gjenocidal serb”.
Nesër shënohet 25 vjetori i masakrës së Srebrenicës, më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
(Kosova Sot Online)