304 të prekur me koronavirus të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 18:44
 304 të prekur me koronavirus të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se 304 pacientë të prekur me COVID-19, janë të shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet e tjera.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShSKUK’ja ka bërë me dije se 208 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 24 vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme. 24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)