Sali Berisha: Një këshillë miqësore për qeverinë e Kosovës, taksa u vendos me urdhër të Beogradit
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë një këshillë për qeverinë e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se taksa në rrugën e kombit u vendos me urdhër të Beogradit, siç thotë ai, në kuadrin e luftës së ftohtë të Tiranës kundër Prishtinë.
Postimi i tij i plotë:
Një këshillë miqësore për qeverinë e Kosovës
Heqjen e taksës antikombëtare ne rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos në Beograd.
Taksen e vendosi Zografi Bis me urdhër të Beogradit në kuadrin e luftës së ftohtë të Tiranës kundër Prishtinës.
Viktimë e këtij urdhri ranë edhe rrethet e veriut, Kukësi, Hasi dhe Tropoja, të cilat Zografi Bis në traditën e tij atërore i urren për vdekje.
Në këto tre rrethe investimi i vetëm që Zografi Bis ka bërë hedhjen e asfaltit në 10 km të segmentit të fundit të rrugës B Curri - Valbone, në të cilat ishte hedhur stabilizanti.
Më falni harrova edhe aeroportin e Kukësit por atë e kishte vetëm në 3D. sb
(Kosova Sot Online)