Hulumtohet imuniteti i qytetarëve ndaj Covid-19

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 20:25
 Hulumtohet imuniteti i qytetarëve ndaj Covid-19

Po kryhen analizat për Covid-19. Por ndonëse numri i qytetarëve që janë të interesuar që ta bëjnë testin serologjik është i madh, jo të gjithë testohen.

Madje kishte edhe ankesa nga qytetarët se përparësi po kanë punëtorët komunal dhe anëtarët e partive politike.

Mirëpo sipas drejtorit të shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ata janë testuar ende pa filluar testimet serologjike për qytetarët.

Për shkak të numrit të kapaciteteve jo të mjaftueshme, nga QKMF-të e kryeqytetit mund të testohen vetëm 50 persona në ditë.

Kjo do bëhët për shkak të studimit të imunitetit popullor ndaj virusit korona.

Ndryshe pos testit serologjik që kryhet në Qendrën e Studentëve, së shpejti do të licensohen edhe laboratorët private.

Në to do të mund të kryhen edhe testimet me metoden RT-PCR.

(Kosova Sot Online)