Arrestohet maqedonasi pasi tentoi të kaloj kufirin në Han të Elezit

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 10:16
Arrestohet maqedonasi pasi tentoi të kaloj kufirin në Han të Elezit

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili ka kaluar vijën kufitare në këmbë duke iu shmangur pikës kufitare të kontrollit.

Sipas PK-së, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti dhe i njëjti është depërtuar për në Maqedoninë Veriore.

(Kosova Sot Online)