Reporterja televizive zbulon se ka kancer pasi një shikuese vërejti një gjëndër të dyshimtë në fytin e saj

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 14:29
Reporterja televizive zbulon se ka kancer pasi një shikuese vërejti një gjëndër të dyshimtë në fytin e saj

Një reportere televizive nga Florida është diagnostikuar me kancer, pasi një shikuese e shqetësuar pa një gjëndër në fytin e saj dhe e njoftoi reporteren se mund të ishte një tumor.

Victoria Price ka shkruar të enjten në Twitter se të hënën do t’i nënshtrohet një operimi për të larguar një tumor në tiroide si dhe disa nyje limfatike. Price është reportere hulumtuese në WFLA në Tampa, raporton CNN.

Seria e ngjarjeve të papritur nisi në qershor kur një grua e pa Pricen në transmetim dhe vërejti një gjëndër të dyshimtë në fytin e saj. Gruaja menjëherë i shkroi email gazetares.

“Përshëndetje, unë sa po pash raportin tuaj. Ajo që më brengos është një gjëndër në fytin tuaj. Të lutem kontrollo tiroidet tuaja. Më ngjanë në fytin tim. I imi doli të ketë kancer. Kujdesu për veten”, ka shkruar gruaja.

Në rrëfimin e publikuar në faqen e WFLA, Price ka thënë se nuk ditur a të bëjë panik apo të shpërfillte mesazhin.

“I dashuri im, që është i njoftuar me prirjen time për të zvogëluar gjërat dhe me vlerësimin tim se jam e pathyeshme, më detyroi të telefonoja mjekun tim. Caktova një takim”, ka treguar ajo.

Mjeku konfirmoi se diçka nuk ishte në rregull dhe një ultrazë zbuloi një nyje që po rritej në tiroide. Dyshimet e shikueses u konfirmuan. Gunga në fytin e saj ishte kancer i tiroides dhe po përhapej në nyjet limfatike.

“Po të mos pranoja emailin, asnjëherë nuk do të thirrja doktorin. Kanceri do të vazhdonte të zgjerohej. Unë do të jem gjithë jetën falënderuese ndaj gruas që më shkroi. Është plotësisht një e panjohur. Ajo nuk ka pasur obligim, por megjithatë e ka bërë”, ka theksua Price.

Ajo do të marr një javë të lirë për t’iu nënshtruar operimit. Planifikon një skanim me CT dhe një biopsi për t’u siguruar se kanceri nuk është shpërndarë.

Price i ka dërguar një email gruas për ta falënderuar për atë që bëri. Po pret letër tjetër prej saj.

(Kosova Sot Online)