Pesë muaj pasi u dogj në veturë, Presidenti Thaçi e shpallë Hero Qerim Kelmendin

  • 29 July 2020 - 12:03
Pesë muaj pasi u dogj në veturë, Presidenti Thaçi e shpallë Hero Qerim Kelmendin

Presidenti, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, ish-ushtarin e UÇK’së, Qerim Kelmendin.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes Facebook’ut nga familja e tashmë të ndjerit.

“Hero i Kosovës, Qerim Kelmendi, i tillë ishe dhe do të mbetesh gjithmonë!”, kanë shkruar nga familja Kelmendi.

Për dekorimin e Kelmendit me urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

“Era Qerim Kelmendi, edhe zyrtarisht babin Hero, nderime për Heroin Qerim Kelmendi ! Shpirtmadhi me uniformën e qëndisur nga fillet e para UÇK”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Qerim Kelmendi, ish’ushtar i UÇK’së është gjetur i vdekur mëngjesin e 27 shkurtit,  në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Bashkë me vëllanë e tij Ibrahim Kelmendin, ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës. 

Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.

Vëllai i të ndjerim, Ibrahim Kelmendi ndërkaq është nëjri nga kritikuesit më të mëdhenjë të presidentit Hashim Thaçi.

 

Hero i Kosoves - Qerim Kelmendi I tille ishe dhe do mbetesh gjithmone! Historia flet, pavaresisht “vijave”mbi emrin...

Publiée par Jetta Kelmendi sur Mercredi 29 juillet 2020
 

Era Qerim Kelmendi, edhe zyrtarisht babin Hero, nderime per Heroin Qerim Kelmendi ! Shpirtmadhi me uniformën e qëndisur nga fillet e para UÇK!

Publiée par Rrustem Mustafa sur Mercredi 29 juillet 2020

(Kosova Sot Online)