Havolli: U printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 11:44
Havolli: U printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka njoftuar se tashmë ka filluar aplikimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbulimin e pagesave për policat e diasporës.

“Pas angazhimit të përbashkët të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria”, ka shkruar Havolli.

Ai tutje ka thënë se duhet të punohet drejt anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër përmes ndonjë vendi të tretë, e për këtë thotë se duhet zvogëluar numrin e makinave të paregjistruara në Kosovë.

“Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend”, ka përfunduar ai.

 

Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të...

Publiée par Sokol Havolli sur Vendredi 31 juillet 2020

(Kosova Sot Online)