Irani shënon numrin më të madh të rasteve ditore të koronavirusit në dy muajt e fundit

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 14:57
Irani shënon numrin më të madh të rasteve ditore të koronavirusit në dy muajt e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka njoftuar se për 24 orë në këtë shtet janë shënuar 2,751 raste të reja të koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë ditore e infektimeve në Republikën Islamike që nga 5 qershori, shkruan “The Guardian”.

Shifra e vdekjeve dhe infektimeve është shtuar në Iran që nga ulja që ishte shënuar në muajin maj. Kjo gjendje i ka detyruar autoritetet që përdorimin e maskave ta bëjnë të detyrueshëm në mjedise të mbyllura dhe t’i kthejnë disa masa kufizuese.

Pavarësisht rregullave, njerëz pa maska ende mund të shihen në dyqanet dhe bankat e kryeqytetit iranian dhe televizioni shtetëror shpesh ata që nuk i respektojnë këto masa.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me numrin më të madh të rasteve në tërë kontinentin e Azisë.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, disa ditë më parë i bëri thirrje popullit për respektim të distancës sociale dhe masave të tjera gjatë festës së Kurban Bajramit nga frika se rastet do të shtohen nga vizitat familjare.

(Kosova Sot Online)