S’ka më pritje para ARC’së, qytetarët do të aplikojnë online për vula apostile

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 15:01
S’ka më pritje para ARC’së, qytetarët do të aplikojnë online për vula apostile

Para objektit të Agjencës së Regjistrimin Civil në Prishtinë, me muaj gjatë gjithë orarit të punës krijohet tollovi e personave që duan të aplikojnë për vula apostile. Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që tash e tutje ky shërbim të kryhet online.

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile.

“Të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bëhet e ditur se kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar.

(Kosova Sot Online)