Reagon Federata e Gazetarëve Evropianë: Televizioni i Vetëvendosjes është servis i propagandës

  • S.A /
  • 07 August 2020 - 12:32
Reagon Federata e Gazetarëve Evropianë: Televizioni i Vetëvendosjes është servis i propagandës

Federata e Gazetarëve Evropianë ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje dje publikisht ka lansuar edhe televizionin e saj partiak.

Siç shkruan EFJ, televizioni i hapur nga partia që drejton Albin Kurti s’ka të bëjë me gazetarinë dhe se është vetëm një mjet proapgandues në shërbim të partisë.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandën në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online )