Zeka: Dëgjoni populli i shkretë rrnoftë Amerika se për shtet që kemi jo në Karaçevë po deri te Hotel Grandi vijnë xhandarmëria sërbe

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 12:31
Zeka: Dëgjoni populli i shkretë rrnoftë Amerika se për shtet që kemi jo në Karaçevë po deri te Hotel Grandi vijnë xhandarmëria sërbe

Pas raportimeve në media se xhandarmëria sërbe ka hyrë në fshatin Karaçevë si në 'bahçe të babës', ka reaguar edhe Ish deputeti dhe analisti i njohur Milaim Zeka i cili ndër të tjera ka shkruar: Dëgjoni populli i shkretë rrnoftë Amerika se për shtet që kemi jo në Karaçevë po deri te Hotel Grandi vijnë xhandarmëria sërbe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë: 

Ku jane more keta qe po shkumojne patriotizem?

Xhandarmeria serbe ka hy deri ne Karaçeve, ka kalu afer nje restoranti, edhe bajagi qenkan shqetesu banoret e kesaj ane.

Po pse mu shqetesu, kur pararoje te mbrojtjes te Atdheut e kemi LVV, me Albinin ne ball?! Pse mu shqetesu kur keta e tremben edhe Shtepine e Bardhe, e le ma pese polic serbe?! Pse mu shqetesu kur keta edhe pordhen e shenderrojne ne bombe atomike, kur eshte ne pyetje mbrojteja ndaj Serbise?!

Pastaj e kemi pjesen tjeter te partive qe shkumojne patriotizem, bash sikur viçat kur mertypin shtalba te njome. Edhe keta turren, po ama brenda kolibes.

E kemi grupin e trete, qe ashte komplet jashte ketyre skemave. Atyre vetem me ua permend Serbine, kaps bahen. Fryhen nga barku e nje jave nuk shohin qenef me sy.

Ndegjoni ju populli i shkrete: Thoni rrnofte Amerika, rrnofte Bonstili, dhe rrnofshin gjithe ushtaret e KFOR-it, se per shtet qe kemi, e sa per politike qe po bejme, bash jo ne Karaçeve, po deri te Hotel Grandi ne Prishtine vijne. E pastaj qysh i zmbrapsin do deputet e politikan trima, na mbetete me i pa…!!!

Image

(Kosova Sot Online)