Nasim Haradinaj: Nuk falem sepse nuk kam bërë asnjë gjynah

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 09:05
Nasim Haradinaj: Nuk falem sepse nuk kam bërë asnjë gjynah

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk është praktikues i fesë, pasi pohon se nuk ka bërë asnjë gjynah.

“Nuk jam hiç praktikues i fesë, kam qenë në kishë edhe xhami, i respektojë ato, në kishë e xhami shkohet me i la gjynahet, unë nuk kam bërë një gjynah”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se nuk është në rregull që të shkosh në Qabe apo kisha dhe më pas të bësh veprime të këqija.

“Të shkosh në Qabe e kishë e t’ia shtysh kojshisë gardhin ose të bashkëpunosh me okupatorin nuk bën”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)