Gati gjysma e brazilianëve thonë se Bolsonaro s’ka faj për viktimat e koronavirusit
Gati gjysma e brazilianëve mendojnë se presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, nuk ka aspak përgjegjësi për më shumë se 100,000 persona të vdekur nga koronavirusi, që është shifra e dytë më e lartë
Brazili e ka gjendjen më të rëndë të pandemisë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe menaxhimi i situatës nga qeveria është kritikuar shumë nga ekspertët shëndetësorë, shkruan Reuters,
Vetë Bolsonaro dhe disa anëtarë të familjes së tij janë prekur nga koronavirusi. Bashkëshortja e tij, Michelle, u infektua në fund të korrikut, ndërsa gjyshja e saj vdiq nga Covid-19 këtë javë.
Djali i katërt i Bolsonaros, Jair Renan, që është 22 vjeç, gjithashtu ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, njoftoi nëna e tij në Instagram.
Bolsonaro e ka promovuar përdorimin e një ilaçi të dyshimtë për ta luftuar virusin. Hidroksiklorokina nuk ka dhënë dëshmi se ndikon në parandalimin apo largimin e sëmundjes së re.
(Kosova Sot Online)