Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

  • A.P /
  • 11 May 2026 - 15:05
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin ndaj tij.

Vendimi u dha pas seancës së zhvilluar këtë të hënë në GJKKO, ku ishin të pranishëm edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj.

Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani paraqiti edhe vendimin e fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, duke argumentuar në favor të ndryshimit të masës së arrestit, por kërkesa e mbrojtjes nuk u pranua nga gjykata.

(Kosova Sot Online)