Ish-deputeti i PDK’së infektohet me koronavirus

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 14:29
Ish-deputeti i PDK’së infektohet me koronavirus

Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se simptomat e para i ka pasur para tri ditësh.

“Sapo u njoftova nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymëmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes. Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka falënderuar mjekët për mundin në luftimin e COVID-19.

“I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultojë pozitiv në të ardhmen. I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luftën kundër virusit”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)