Kryetari i Vushtrrisë infektohet me Covid 19

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 15:57
Kryetari i Vushtrrisë infektohet me Covid 19

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë të ditur se është mirë me shëndet dhe ka symptom atë lehta.

“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.

Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve”, ka shkruar ai.

 

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora...

Publiée par Xhafer Tahiri sur Lundi 17 août 2020

(Kosova Sot Online)