Kosova kampion bote me dështimin para pandemisë me Covid-19, e pushtetarët në fatkeqësi mbushin xhepat e tyre

Kosova kampion bote me dështimin para pandemisë me Covid-19, e pushtetarët në fatkeqësi mbushin xhepat e tyre
Kosova kampion bote me dështimin para pandemisë me Covid-19, e pushtetarët në fatkeqësi mbushin xhepat e tyre

Naim Miftari

  • 17 August 2020 - 14:54

Shkruan: Naim Miftari

“Kjo qeveri tani mendon se si të përfiton materialisht nga kjo situatë e rëndë dhe për këtë qëllim ka autorizuar kinse me leje dhjetëra laborator, ( të gjithë me lidhje politike) që të bëjnë testime për qytetarët që dyshohet se janë të prekur nga Cov-19 por çuditërisht këto testime duhet të paguhen nga vetë qytetarët tan të varfër, edhe pse shumica e shteteve perëndimore testet i kryejnë falas për qytetarët e vetë por edhe për vizitorët turistët e mundshëm. Tentimi për të përfituar dikush para të majme edhe në këtë situatë dramatik tregon qartë se pos përfitimeve materiale e politike, të disa bosëve, tjetër gjë nuk ju intereson fare këtyre pushtetarëve. Vdekjet e përditshme të dhjetëra qytetarëve të Kosovës janë vetëm numër i pa vlerë, thjeshtë vetëm statistika për të cilat nuk brengoset askush, dhe askush nuk jep përgjegjësi”.

-Që nga fillimi i formimit ilegal të kësaj qeverie, ku në kohë pandemie u rrëzua qeveria legjitime Kurti, nga mocioni i LDK-së i përkrahur direkt nga dirigjenti Hashim Thaçi, nga PDK-AAK, NISMA, AKR, Lista Serbe, është parë dhe kuptuar se kjo qeveri nuk e qanë fare kokën për shëndetin e popullatës as për pandeminë e Cov-19, pasi për këta politikan nuk ekziston fare Covid-19 edhe pse tentojnë rrejshëm ta luajnë rolin e viktimës nga ky virus. Këtë lojë e luajti edhe vetë kryetari i LDK Isa Mustafa por me hapat e ngadalshëm sikur hapat e Breshkës, që nuk i ndihmuan fare, përkundrazi loja politike me pandemi i kushtoj Kosovës shumë ku nga një shtet shembullor për menaxhim të situatës me COV-19 u shndërrua në një vend tragjik ku sot për nga numri i banorëve Kosova po ka më së shumti viktima në mbarë botën. Por sipas mendimit tim edhe po të vdisnin një milion qytetar të Kosovës kjo qeveri nuk do të jepte dorëheqje, përkundrazi, do ta paraqiste si rezultat të mirë se ka shpëtuar kinse fal tyre gjysma e popullatës tonë, siç po e thonë edhe tani kur po vdesin çdo ditë dhjetëra qytetar tanë nga Cov-19. Por tani këta të gjithë po heshtin, edhe gazetarët dhe analistët servil të politikës, të cilët në kihen e qeveris Kurti kur ju dhanë Kosovës 1000 teste për Cov-19 nga Serbia, për qytetarët serb të Kosovës me ndërmjetësimin e ambasadorit Amerikan Kosnet, nuk lanë gurë pa lëvizur se pse me i marrë ato teste nga Serbia, kurse tani heshtin, kanë ra në gjumë këta pseudo gazetar e pseudo analistë politik, edhe pse qeveria e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes, e quajtur qeveria Hoti, çdo javë merr nga një kamion me oksigjen nga Serbia që përdoret direkt kinse për ti shpëtuar jetët e të infektuarve të rëndë me Cov-19 në Kosovë, por kotë. Kjo qeveri tani mendon se si të përfiton materialisht nga kjo situatë e rëndë dhe për këtë qëllim ka autorizuar kinse me leje dhjetëra laborator, ( të gjithë me lidhje politike) që të bëjnë testime për qytetarët që dyshohet se janë të prekur nga Cov-19 por çuditërisht këto testime duhet të paguhen nga vetë qytetarët tan të varfër, edhe pse shumica e shteteve perëndimore testet i kryejnë falas për qytetarët e vetë por edhe për vizitorët turistët e mundshëm. Tentimi për të përfituar dikush para të majme edhe në këtë situatë dramatik tregon qartë se pos përfitimeve materiale e politike, të disa bosëve, tjetër gjë nuk ju intereson fare këtyre pushtetarëve. Vdekjet e përditshme të dhjetëra qytetarëve të Kosovës janë vetëm numër i pa vlerë, thjeshtë vetëm statistika për të cilat nuk brengoset askush, dhe askush nuk jep përgjegjësi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".